KF Vushtrria do të përfitojë 350.000 euro nga shitja e Rashicës

Klubi i futbollit “Vushtrria” do të përfitojë 350.000 euro nga transferimi i Milot Rashicës në Bundesligën gjermane tek klubi Werder Bremen.

Shuma totale e transferimit, sipas webfaqes www.transfermarkt.com është 7 milion euro.

KF “Vushtrria” do të fitojë 350.000 euro (5% të tarifës totale të transferimit) nga “fondi i solidaritetit” të FIFA-s.

“Fondi i solidaritetit” konsiston në financime për të rritur cilësinë e kushteve për akademitë e klubeve.

Lini një Përgjigje