KFOR-i turk pritet të vendoset në veri

Sot është bërë një javë nga nisja e protestave të qytetarëve serb në komunat veriore të Kosovës. Java është përshkuar me incidente të ndryshme ku nuk janë kursyer as ushtarët e KFOR-it.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se së shpejti në komunat veriore pritet të stacionohen ushtarët e KFOR-it turk.

Qindra ushtarë të KFOR-it turk janë bërë gati për mbajtjen e rendit në komunat e “nxehta” ku edhe pas një jave po vazhdojnë protestat e serbëve.

Aktualisht në komunat veriore janë të vendosur trupat e KFOR-it amerikan, hungarez, polak dhe italianë.

30 ushtarë të kontigjentit hungarez kanë mbetur të lënduar të hënën që lamë pas nga sulmet e organizuara të protestuesve serbë.

Lini një Përgjigje