Kina prezanton trenin me shpejtësi prej 600 kilometra në orë (video)

Kina ka prezantuar prototipin maglev (levitim magnetik) një tren që mund të arrijë shpejtësi prej 600 kilometrash në orë, transmeton Anadolu Agency (AA), përcjellë Klan Kosova.

Televizioni kinez CCTV regjistroi prezantimin e trenit të organizuar në Qingdao, ndërsa projekti është duke u zhvilluar nga kompania China Railway Rolling Stock Corporation (CRRC).

Zëvendësi i inxhinierit kryesor Ding Sansne tha se prototipi mund të provonte teknologjitë kyçe dhe komponentët e sistemit të sistemit të trenave maglev me shpejtësi të lartë.

CRRC Sifang Co në Qingdaou ka ndërtuar qendrat e prodhimit të testimit për trenat maglev me shpejtësi të lartë ndërsa në gjysmën e dytë të vitit pritet të fillojë me punë.

Lini një Përgjigje