Kina projekton “spitalin lundrues” për të parandaluar koronavirusin (Foto)

0
302

Kina ka dalë me një model të ri spitalor lundrues për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, “Anija e Ndihmës Urgjente Mjekësore” do të jetë në gjendje të trajtojë rastet e koronavirusit dhe pacientëve me sëmundje të ngjashme ngjitëse të frymëmarrjes.

Anija u projektua nga Instituti 701 i Korporatës së Ndërtimit të Anijeve të Kinës.

Njësia është e vendosur në Wuhan, ku filloi shpërthimi dhe ku ata gjithashtu dizajnojnë anijet luftarake.

Llogaria zyrtare e mediave sociale e institutit thoshte: “Anija duhet të merret në mënyrë efektive me sëmundje infektive të panjohura si Covid-19 (sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi i ri), me një protokoll të ri të mbrojtjes mjekësore dhe rregullimin e personelit, materialeve, karburantit, ventilimit, mbeturinave dhe ujërave të zeza”. Kina aktualisht ka vetëm një anije spitalore, e quajtur Daishandao.

Daishandao operohet nga Marina e Ushtrisë dhe përdoret kryesisht për misione humanitare jashtë shtetit.

Anijet e reja do të jenë në gjendje të ofrojnë ndihmë mjekësore jashtë vendit gjatë një epidemie, dhe gjithashtu mund të përdoren për evakuime.

Gazeta Shqip