Kjo është gjendja e Andre Gomes pas lëndimit horror nga Son

0
231

Trajneri i Evertonit, Marco Silva ka folur pas ndeshjes mes skuadrës së tij dhe Tottenham, ku Andre Gomes pësoi një lëndim të rëndë.

Incidenti ndodhi në minutën e 77-të me miqtë që ishin në avantazh 0-1, dhe rezultoi në një karton të kuq për Heung Min-Son pasi lojtarët u tronditën kur panë thyerjen e këmbës së Gomes.

Silva zbuloi se mesfushori portugez është dërguar në spital dhe pritet të ketë të reja pas ekzaminimeve mjekësore, përcjell lajmi.net

“Andre është dërguar në spital. Ai është atje së bashku me stafin mjekësor dhe është më mirë të presim për të rejat”.

”Sigurisht, është moment i keq për të gjithë ne si grup. Është më shumë se sa futbolli. Do t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Andres”, deklaroi ai.