Kjo është gjendja e të plagosurve nga konflikti në ‘Mati 1’

Nën përkujdesje intensive po vazhdojnë të qëndrojnë dy të plagosurit nga përleshja mes dy familjeve Rafuna dhe Mehmeti e cila ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit.

Mjeku i Kirurgjisë vaskulare, Bekim Ademin, i cili është duke e trajtuar njërin nga këto raste.

Ademi ka thënë edhe pse gjendja e pacientit ka qenë mjaft e rëndë, falë intervenimit është arritur të përmirësohet gjendja e tij.

“Pacienti F. Rafuna (1968) është operu javën e kaluar, pra ditën që ka ndodh incidenti, ka qenë në gjendje mjaft të rëndë , në gjendje shok, për shkak të gjakderdhjes të madhe që ka pasur , mirëpo më intervenimin e shpejt u ndal gjakderdhja. Pacienti tash është më mirë dhe besoj qe nesër eventualisht pasnesër mund ta dërgojmë për trajtim në ambulantë . Pacienti ka pasur gjakderdhje vdekjeprurëse por ka arrit me shpëtu pas intervenimit të shpejt”, ka thënë Doktori i kirurgjisisë vaskulare, Bekim Ademi për Indeksonline.

Ndryshe, përleshja mes dy familjeve ka ndodhur javën e kaluar për arsye pronësie, ku dy persona kanë vdekur nga kjo përleshje si dhe dy të tjerë janë arrestuar.