Kjo është pika për të cilën nuk pajtohen mes vete LDK-VV

0
232

Analisti, Faton Abdullahu ka thënë se dialogu është tema që LDK dhe VV nuk pajtohen.

“Çështja e dialogut me Serbinë dhe çështja qysh e shtron VV me serbët nuk kanë pajtueshmëri me sa e di unë. Për këtë nuk kordinim ka një dallim të madh”, ka thënë ai.

Sipas Abdullahut Albin Kurti thotë se nuk duhet të nxitojmë me dialogun me Serbinë edhe pse amerikanët po kërkojnë të nxitohet.

“Thotë z.Kurti se nuk kemi pse të nxitojmë pra është e shtruar kështu ndërsa amerikanët kanë thënë se duhet të nxitojmë. Ndërsa LDK nuk thotë as që duhet të ngutemi as që të vonojmë”

“Një qasje e re e kemi nga VV dialog me komunitetin serbe, me ba dialog me serbët e Kosovës dhe do të zgjidhet problemi. VV nuk ka bërë asgjë për të dalur tani para serbëve, por para se të vijnë në pushtet thojnë se do të bëjëm dialog. Ndërsa LDK po thonë se ne do ta respektojmë Kushtetutën”, ka thënë tutje Abdullahu.