LAJME Kjo është sasia e borës që ka rënë në qytetet e Kosovës 27/01/2019 - 09:44 529 FacebookTwitterViberWhatsApp Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Sasitë e reshjeve të borës së fundit kanë shënuar këto vlera: Prishtinë 11 cm Pejë 16 cm Podujevë 34 cm Mitrovicë 13 cm Ferizaj 24 cm Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve kanë lëvizur ndërmjet 40-60 cm.