Kjo është skuadra më e mirë e 10 viteve të fundit

0
278
Në Spanjë po flitet prej ditësh për Pep Guardiola, i cili ka zemëruar  në fillim Barcelonan, duke kërkuar t’i vjedhë holandezin Frenkie de Jong, dhe më pas ka zemëruar të gjithë tifozët e Real Madrid, duke thënë se Bayern, Barcelona dhe Juventus janë skuadrat më të forta të dhjetëvjeçarit të fundit.
Nëse marrim në konsideratë trofetë e fituar në 10 sezonet e fundit, shikohet se skuadra më e suksesshme është Barcelona. 28 trofe të fituar në 10 vite, mes të cilëve 7 La Liga, 3 Champions. Në vendin e dytë është Paris Saint-Germain me 21 trofe ndërsa podiumi mbyllet me Bayern, që ka grumbulluar 19 trofe.
Në vendin e katërt renditet Real Madrid, që në dhjetëvjeçarin e fundit ka patur më shumë sukses në Champions se në La Liga. 17 trofe në total për “Los Blancos”. Në vendin e pestë është Juventus me 15 trofe, të gjithë të fituar në shtatë vitet e fundit.
Pjesë e kësaj renditje të veçantë janë edhe dy skuadrat e Manchesterit (14 trofe për United, 9 për City), Chelsea (11 trofe) dhe Atletico Madrid, fitues i 9 trofeve.
Lista e skuadrave
9) Manchester City (9)
8) Atletico Madrid (9)
7) Chelsea (11)
6) Manchester United (14)
5) Juventus (15)
4) Real Madrid (17)
3) Bayern (19)
2) PSG (21)
1) Barcelona (28)