Kjo ishte fuqia dhe epiqendra e tërmetit që goditi Kosovën

0
358

Para një ore, një tërmet ka goditur Kosovën, i cili u dëgjua në disa qytete.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), tërmeti ishte 3.0 shkallë të Rihterit dhe shihet se epiqendra e këtij tërmeti ishte afër Lipjanit dhe Shtimes, transmeton Fokusi.info.

Tërmeti u konfirmua edhe nga zyrtarë të Qendrës Sizmologjike të Kosovës, të cilët kanë thënë se tërmeti ka ndodhur në ora 22:13 dhe se mund të ketë pasgoditje të nivelit më ulët, por nuk ka vend për panik./Fokusi.info/