Kjo skuadër fitoi me rezultat të thellë 26 – 0

Një pikë do mjaftonte që skuadra e SV Muttenz të ngjitej nga liga e dytë në ligën e parë të Zvicrës, për të arritur këtë objektiv thjesht nuk duhej të humbisnin ndaj AS Timau Basel e vendit të 13-të në renditje.

Por, siç duket lojtarët e skuadrës vendase kanë qenë 100% të motivuar për të blinduar promovimin një ligë më lart. Aq të motivuar ishin, saqë SV Muttenz fitoi 26-0 ndaj AS Timau Basel.

Në minutën e 33-të arbitri ndali lojën sepse rezultati ishte 8-0 dhe i dha pak pushim skuadrave, si për të iu dhënë një shans miqve të marrin veten, por më keq shkuan gjërat. Ata pësuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë dhe shqiptari Endrit Hoxha u ndëshkua me karton të kuq.

Me rikthimin në fushë skuadra e SV Muttenz shënoi edhe 16 gola të tjerë. Në total 26-0, por edhe tabela nuk e llogarit numrin 2 për rezultat dyshifror dhe ngec në shifrat 16-0.

Në fund, trajneri i skuadrës fituese, Peter Schaedler tha: “Ne na duhej një pikë për të siguruar promovimin dhe lojtarët ishin të motivuar para ndeshjes”, gjithsesi rezultati thotë që janë motivuar më shumë se ç’duhet ndoshta.