Klinaku: Gjykata Speciale nuk i zbardh vrasjet e pasluftës

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të zbardhë vrasjet e pasluftës, e as vrasjen e babait të deputetes së LDK-së, Doruntina Maloku.
Klinaku, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe pse familjarët e të vrarëve shpresojnë se Specialja do të zbardhë vrasjet, kjo sipas tij nuk do të ndodh.
“Ata [familjarët e të vrarëve pas luftës] mendojnë se [Gjykata Sepciale] do t’i zbulojë [vrasjet], por unë do t’iu them publikisht se [Gjykata Sepciale] nuk do të zbulojë asgjë”, tha ai.
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se fakt se nuk do të zbulohen këto vrasje është se UNMIK-u as EULEX-i nuk i ka zbardhur këto vrasje.
“I kemi faktet. Drejtësi ndërkombëtare e ke pas UNMIK-un, EULEX-in dhe tash Gjykatën Speciale. Ata veç kanë bërë lojra me opinionin”, tha Klinaku.