Klinaku: Jam shumë kureshtar për të parë idenë e kundërshtuesve të shkëmbimit

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka ngritur disa pyetje ndaj kundërshtarëve të shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Fokusi.info.

“Tash kur “u hoq qafe” ideja e “shkëmbimit të territoreve”, jam shumë kureshtar për të parë idenë e kundërshtuesve të shkëmbimit”, shkruan Klinaku.

Postimi i plotë i Klinakut:

Tash kur “u hoq qafe” ideja e “shkëmbimit të territoreve”, jam shumë kureshtar për të parë idenë e kundërshtuesve të shkëmbimit.

Si do t’i shkëpusin fijet e Serbisë në Kosovë?

Si do ta zgjidhin çështjen e veriut?
A do t’i lënë ende shqiptarët e Luginës në këtë gjendje?

Me çfarë strategjie Kosova do të integrohet në mekanizmat ndërkombëtarë?

Si do t’ia dalin ta bëjnë Kosovën sovrane dhe të pavaruar nga Lista Serbe (Serbia)?

Apo edhe kur janë në pyetje interesat tona jetike ne nuk kemi ide, por presim nga SHBA-të e Evropa!?

Kështu, në fund, pashmangshëm do të na vijnë sërish deklaratat e njohura: Jemi të detyruar për “kompromise të dhimbshme”, “sui generis”, etj.