Klinaku: Kosovës i duhen zgjedhje të përgjithshme, e jo vetëm në komunat veriore

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar për situatën aktuale në veri, shkruan Fokusi.info.

Sipas Klinakut, Kosovës i duhen zgjedhje të përgjithshme, e jo vetëm në komunat veriore, dhe në ato zgjedhje partitë politike është mirë që të mendojnë për ndryshim të konceptit politik, sepse ky koncepti aktual për ruajtjen me çdo kusht të integritetit territorial e duke përjashtuar (nga zgjidhja dhe e ardhmja) shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, nuk është i zbatueshëm për rrethanat dhe vetëm do të na mbajë në Status Quo.

Postimi i plotë:

Kam heshtur, sepse nuk ke pasur as kujt t’i flasësh:

1. Kur janë mbajtur zgjedhjet farsë në katër komunat veriore të Kosovës, të gjitha partitë por edhe ShBA e BE ishin për, kinse kjo po bëhet për ruajtje të ligjshmërisë. E poashtu ishte dakord edhe Serbia, prandaj nuk u eskalua situata gjatë ‘zgjedhjeve’

2. Tensionet dhe përshkallëzimi i situatës në veriun e Kosovës është bërë nga të gjithë këta akterë të cekur më lartë, e që Kosovës do t’i bëhen dëme edhe më të mëdha

3. Shumë herë e kam thënë se çdo zgjidhje që nuk e ka në tryezë edhe Kosovën Lindore, do të jetë e dëmshme për Kosovën, shqiptarët dhe më gjerë

4. Kosovës i duhen zgjedhje të përgjithshme, e jo vetëm në komunat veriore, dhe në ato zgjedhje partitë politike është mirë që të mendojnë për ndryshim të konceptit politik, sepse ky koncepti aktual për ruajtjen me çdo kusht të integritetit territorial e duke përjashtuar (nga zgjidhja dhe e ardhmja) shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, nuk është i zbatueshëm për rrethanat dhe vetëm do të na mbajë në Status Quo.