Klinaku: Skandal pas skandali në Gjykatën Speciale, e politikanët e mjerë ‘çele guri gojën’

0
102

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Gjykatën Speciale.

Klinaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se zyrtarët në gjykatë nuk kanë të bëjnë fare me drejtësinë dhe që janë politikë.

“Skandal pas skandali në Gjykatën Speciale, e politikanët e mjerë ‘çele guri gojën’. O të mjerë, për që nuk kanë të bëjnë fare me drejtësi e që janë politik, ju kemi treguar, por që janë edhe të poshtër sikur ish-kryeprokurori Smith, a nuk po e merrni vesh ende a?”, ka shkruar Klinaku.

Kujtojmë se gjatë ditës, Fokusi.info publikoi parashtrimin e dorëzuar në Gjykatën Speciale nga Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Emmerson ka dorëzuar pretendime se një person i Shërbimit Sekret Serb ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Specializuar, dhe ka ofruar dëshmi të rrejshme kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Gjithçka lidhet me dosjet që dorëzohehin në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës para 2 vjetësh. Një dëshmitar ishte paraqitur në Gjykatën Speciale, duke dhënë dëshmi se Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve nga Prokuroria.

Megjithatë, sipas parashtrimit të avokatit të Veselit, i njëjti dëshmitar ka tërhequr deklaratat e tij, duke pohuar se ka qenë i nxitur nga një tjetër person që të gënjente, transmeton Fokusi.info.