Klubet shqiptare mësojnë rivalët për raundin e parë në Ligën e Kampionëve dhe të Evropës

Në garat evropiane do të luajnë sivjet tetë klube shqiptare, të cilat nisin garën mjaft herët në këto kompeticione.

Feronikeli, Partizani, e Shkëndija do të garojnë në Ligën e Kampionëve, derisa në Ligën e Evropës luajnë pesë skuadra shqiptare: Prishtina, Teuta, Shkupi, Laçi e Kukësi.

Shorti i hedhur sot në Nyon i ka vënë short shumë të vështirë Partizanit në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve duke e vendosur përballë klubit nga Azerbajxhanit, Qarabagut.

Derisa Shkëndija ka short më të lehtë pasi në këtë fazë luan ndaj klubit estonez, Nomme Kalju.

Në anën tjetër kampioni i Kosovës, Feronikeli do të luajë ndaj klubit uellsian New Saints, nëse arrin ta kalojë fazën paraeliminatore ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari dhe Tre Penne i San Marinos e Santa Colomas së Andorrës.

Fazë paraeliminatore do të ketë edhe Prishtina në Ligën e Evropës që luan ndaj St Joseph të Gjibraltarit, dhe nëse e kalon këtë pengesë do të përballet me gjigantin skocez Rangers, të udhëhequr nga legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Teuta do të përballet me FK Ventspils nga Letonia, derisa Shkupi luan ndaj klubit armen FC Pyunik.

Në anën tjetër Laçi luan ndaj Hapoel Beer-Sheva nga Izraeli. Kurse Kukësi luan ndaj klubit hungarez Debrecen.

Lini një Përgjigje