Koalicioni qeveritar LVV-LDK dhe Gjykata Speciale

0
251

Koalicioni qeveritar në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së duket se nuk ka alternativë.

Këto dy parti “janë të dënuara” të bashkëqeverisin në këtë mandat, përkundër dallimeve të mëdhe që ato kanë ndërmjet veti. Dallimet janë të shumta dhe thelbësore. Madje ka të tilla që bartin edhe rrezikun e ndërprerjes së mandatit në gjysmë apo ende pa filluar mirë.

Njëra nga këto dallime është qëndrimi diametralisht i kundërt i tyre në lidhje me Dhomat e Specializuar për trajtimin e krimeve të supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së, apo siç jemi mësuar t’u themi – Gjykata Speciale e Hagës.

Derisa LDK ka qenë “me mish e me shpirt” për formimin e kësaj gjykate, me shpresën se ajo do ta godas rëndë rivalin e saj kryesor politik – PDK-në dhe se “do të zbardhen vrasjet e pasluftës të anëtarëve të LDK-së”, LVV ka qenë kundërshtari i pakompromis i formimit të saj.

Në qershon të vitit 2020 Kuvendi i Kosovës do të duhet të votojë për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale, sepse kjo është koha kur kjo gjykatë i mbush 5 vjet dhe i skadon mandati.

LDK padyshim se është për vazhdimin e mandatit dhe do të votojë pa hezitim për të, por si do të veprojë Albin Kurti dhe deputetët e VV-së.

Albin Kurti edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, kur doli fitues i tyre ka thënë se Kosovës nuk i nevojiten gjykata “speciale”, por gjykata normale.

“Ne kemi nevojë për gjykata normale, jo vetëm për një gjykatë speciale. Kishim gjykatën speciale të UNMIK-ut, gjykatën speciale të EULEXIT. Mjaft më me këso specialesh, kjo është gjykatë me spec”, ka deklaruar ai.

“Mendoj që kemi nevojë për gjykata normale që gjykojnë edhe krimet e luftës edhe krimet e paqes, pavarësisht kush i ka bërë. Por dihet që më së shumti ka bërë shteti i Serbisë”, ka deklaruar Kurti.

Në kësi kondita, nuk pritet se Vetëvendosje do të votojë për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale. Madje edhe nëse vendos Albini si kryeministër ta mbyll njërin sy ndaj saj, a do të mundet që t’i bind deputetët vet (siç pat bërë PDK-ja) për një gjë të tillë?

E, në anën tjetër, nëse LVV nuk voton për vazhdim të mandatit, si do të reflektohet kjo tek LDK-ja e tek faktori ndërkombëtar? A do të mund të tejkalohet kjo në heshtje e pa pasoja – mbetet të shihet./Fokusi.info/