Kocijançiq jep detaje për takimin e nesërm me ekipin negociator të Kosovës

Ditën e nesërme është paraparë që të mbahet takimi i parë i delegacionit shtetëror të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi me Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS) në Bruksel.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq tha për KALLXO.com se në këtë takim do të diskutohet për qëndrimet e të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“EEAS ka ftuar Delegacionin nga Kosova të caktuar nga Kuvendi më 15 dhjetor për konsultime në Bruksel më 8 janar. Ekipi do të përfaqësohet gjithashtu nga Përfaqësuesja e  Lartë / Nënkryetarja, Federica Mogherini. Konsultimet janë një mundësi për të shkëmbyer qëndrimet me përfaqësuesit e Kosovës në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE”, tha ajo për KALLXO.com.
Ndryshe kryesues të ekipit negociator janë Fatmir Limaj, lideri i Nismës dhe Shpend Ahmeti, lider i PSD-së.
Kurse anëtarët e tjerë të këtij ekipi janë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar KDTP, Dardan Gashi AKR, dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.