Koeman: Nuk mund ta drejtoj Barcelonën deri pas Euro 2020

0
127

Ronald Koeman ka folur edhe një herë rreth mundësisë që të marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës.

Trajneri i Kombëtares së Holandës, Koeman, lidhet me një kalim të mundshëm tek Barca tash e disa kohë.

Së fundmi është zbuluar edhe klauzola e tij që e lejon atë të largohet në drejtim të Barcelonës, por trajneri ka zbuluar edhe disa detaje tjera të rëndësishme.

“Zbulimi ishte pak i pafat për Nico-Jan. Ta themi më mirë. Nuk duhej të kishte ndodhur dhe ne kemi folur për këtë. Ushqen thashetheme që nuk janë interesante” ka thënë Koeman për ‘Fox Sports’, transmeton lajmi.net.

“Kur iu bashkova Kombëtares së Holandës, ata më pyetën nëse do të ndaja informatat me gjithkë ose jo.”

“Klauzola përfshinë Barcelonën, dhe është valide vetëm pas Euro 2020. Nuk largohem tani. Është 100 % e sigurt” ka shtuar t rajneri holandez.

Trajneri aktual i Barcelonës, Ernesto Valverde, është nën presion të madh, sidomos pas humbjes së fundit kundër Levante.

Koeman po shihet si emri kryesorë për ta zëvendësuar trajnerin e kampionëve të La Liga.