Kolona të gjata edhe sot në kufi me Serbinë, mërgimtarët po presin 6 orë në Merdare

0
219

Vendkalimi kufitar me Serbinë në Merdare është shndërruar në një makth të vërtetë për mërgimtarët tanë që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar në Merdare janë shkaktuar kolona të gjata automjetesh me mërgimtarët tanë që po presin për t’u kthyer në vendet e Evropës Perëndimore.

Pritjet për ta kaluar kufirin janë deri në gjashtë orë, kurse kolona e automjeteve arrin në 1,300 metra.

Pritje për ta kaluar kufirin me Serbinë ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, ku po pritet mbi dy orë për ta kaluar kufirin. Ndërsa kolonat e automjeteve arrijnë në 400 metra.

Ndërsa në vendkalimin kufitar në Jarnije, po pritet deri në 90 minuta për të hyrë në Serbi.

Në pikë kalimet e tjera kufitare me Serbinë dhe vendet e tjera përreth nuk ka pritje.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.