Kolumbi, 12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit

0
331

Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Meta të Kolumbisë, tha një burim policor të shtunën.

Agjencia e aviacionit civil konfirmoi përmes një deklarate se nuk kishte asnjë të mbijetuar nga aksidenti.

Aeroplani, i cili është në pronësi të kompanisë “Laser Aereo”, ishte në linjën nga San Jose del Guaviare për në Villavicencio, tha agjencia, raporton Reuters.

Ai u rrëzua rreth mesiditës përgjatë fluturimit të tij në komunën e San Carlos de Guaroa në provincën e Metas.

Linja ajrore tha se nuk kishte asnjë koment për momentin.