Komandanti dukagjinas “godet” politikanët

0
244

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, komandanti nga Dukagjini Pren Marashi “godet” politikanët vendor dhe ndërkombëtar. Shikojeni se çfarë u thotë ai:

Për “shkelqësitë”!

Nuk po shes trimëri e as patriotizëm, por më plasi barku nga ky servilizëm…
E keni lënë Kosovën të izoluar për 19 vite dhe keni shpërblyer serbinë, përkunder krimeve dhe gjenocidit që bëri dhe po na shitni mend me demokracinë. Nuk jemi të marrë për të mos e ditur se na keni ndihmuar dhe për këtë ju jemi falënderues, por asesi në disa raste, kur është në pyetje shkelja e dinjitetit njerëzor dhe kombëtar, nuk do bëhemi se s’po kuptojmë çfarë po thuani dhe po veproni.
Korrupsionin, krimin dhe dallaveret e tjera, ju i keni toleruar dhe ju jeni ata që i keni trashë.
Më mirë na thuani, “e kemi fuqinë dhe po luajmë me ju si po duam”, e mos na shitni pallavra.

Kriteret më të ashpra për viza në botë i keni bërë për popullin e varfër të Kosovës, kurse politikanëve të shantazhuar ua mundësoni kudo që dëshirojnë të shkojnë.Të gjithë e dijmë se po silleni me popullin sikur të ishim për ju armik, por s’po guxojmë me jau thënë se po kemi frikë!