Komandanti Kristë Gjokaj dhe pesë policë të tjerë, i kthehen punës pasi ishin suspenduar më parë

Kristë Gjokaj, komandant i Policisë në Gjakovë, dhe pesë policë të tjerë nga ky rajon, janë kthyer në punë pasi u është hequr masa e suspendimit.

Këtë e ka bërë të ditur, avokati Tomë Gashi, përmes një shkrimi në Facebook.

“Komandanti Kristë Gjokaj, oficerët e lartë të policisë, epërorët Gëzim Biblekaj Bekim Preqi, policët; Agron Idrizaj, Milot Ukaj e Shaban Limani, me vendimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i është nderprerë suspendimi i përkoheshë dhe janë kthyer në punë”, ka njoftuar Gashi.

“Rroft Policia e Kosovës! Po bëhet shumë mirë për qytetarët e Gjakovës dhe të Kosovës, dhe po bëhet shumë keq për grabitesit dhe kriminelet e Gjakovës dhe të Kosovës”, ka thënë Gashti.

Suspendimi i policëve të Gjakovës kishte ardhur nga Inspektorati i Policisë, por mediat kishin raportuar se kjo po ndodhte më shumë me iniciativën e komandantit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe rasti i rrahjes së grabitësit ishte marruar vetëm si pretekst.

Kundër suspendimit të policëve të Gjakovës, kishte pasur edhe protesta në këtë qytet me arsyetimin se po suspendohen nga puna policët të cilët po e luftojnë krimin, ndërsa plaçkitësit dhe kriminelët tjerë po qëndrojnë në liri.