Komisioni për Legjislacion vizitoi Agjencinë Kundër Korrupsion

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të udhëhequr nga Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu dhe nënkryetari, Hajdar Beqa, vizituan Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku u takuam Drejtorin e Agjencisë, Shaip Havolli dhe përfaqësuesit tjerë të Agjencisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me zbatimin e dispozitave ligjore të Ligjit Nr. 06/L -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, thuhet në komunikatën e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Takimi u fokusua në aktivitetet e ndërmarra nga Agjencia Kundër Korrupsionit në zbatimin e këtij ligji, në sfidat me të cilat po përballen institucionet, Autoritetet Përgjegjëse, në zbatimin sa më të duhur të ligjit, si dhe në aktet nën-ligjore të cilat obligojnë
Autoritetet Përgjegjëse të miratojnë siç përcakton ky ligj.

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion po ashtu u njoftuan nga Havolli në lidhje me punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit, dhe veprimet e ndërmarra në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, të arriturat e Agjencisë, ndryshimet e kornizës ligjore dhe si sfidat, thuhet ndër të tjera në komunikatë.