Komisioni për Punë të Jashtme procedon në Kuvend projektligjin për demarkacion

Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme, në mbledhjen e tij të dytë, ka siguruar votat e 7 deputetëve anëtarë të këtij komisioni.

Në mbledhjen e përsëritur të këtij komisioni, shtatë anëtarë të Komisionit e mbështetën projektligjin e propozuar.

Herën e parë pati gjashtë vota, mirëpo u bë një gabim gjatë numërimit dhe u tha se janë vetëm 5 sosh.

“Për shkak të një gabimi teknik, duhet ta përsërisim sërish votimin”, tha Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme.