Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë mbajti mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë mbajti mbledhjen e radhës, ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës.

Ajo që ra në sy në këtë takim, ishte mungesa e dy anëtarëve të subjektit politik nga Partia Demokratike e Kosovës (opozita), i cili është subjekti më i madh i përfaqësuar në kuvend, sa i përket ulëseve (11 ulëse).

Në këtë mbledhje, si pikë e rendit të ditës ishte: “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës pa kompensim, Ministrisë së Punëve të Brendshme-Akademisë së Kosovës për Siguri Publike”, ku u propozua  që të shihen mundësitë për këmbimin e pronave me Qeverinë e Kosovës.

Këto ishin pikat e rendit të ditës që u diskutuan:

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa mbajtur më 12.02.2018;
  2. Shqyrtimi i Raportit për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese për vitin 2017;
  3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim me kompensim të vendgjuetive të përbashkëta;
  4. Shqyrtimi i Draft-rregullores për përcaktimin e kritereve të ndarjes së mjeteve financiare nga fondi për transfere dhe subvencione personave juridikë-OJQ dhe ndihmë momentale personave fizikë (shqyrtimi i parë);
  5. Shqyrtimi i Informatës rreth procedurës së legalizimit të objekteve;
  6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës pa kompensim, Ministrisë së Punëve të Brendshme-Akademisë së Kosovës për Siguri Publike;
  7. Shqyrtimi i kërkesës për përkrahje financiare për botimin e një monografie;
  8. Të ndryshme.