Kompanitë humbasin miliona dollarë nga sulmet kibernetike

Sulmet kibernetike i shkaktojnë kosto marramendëse bizneseve dhe këto shpenzime rriten çdo ditë.

Institutit Accenture&Ponemon  intervistoi 2,600 profesionistë sigurie dhe IT në 355 organizata në mbarë botën për të përpiluar raportin “Kostoja e Krimeve Kibernetikë”.

Në vitin 2018, kostoja e sulmeve kibernetikë me maluerë ka kushtuar 2.6 milionë dollarë për kompani.

Në të njëjtën kohë kostoja nga elementë që sabotojnë kompanitë si punonjës, staf i përkohshëm, kontraktor apo partnerë biznesi, u rrit me 15% në 1.6 milionë dollarë për kompani.

Kostoja mesatare e një sulmi kibernetikë sot llogaritet 1.6 milionë dollarë, ndërsa në një të ardhme jo të largët ajo mund të arrijë në trilionë dollarë.

Kostot më të larta i patën kompanitë amerikane, deri në 27.4 milionë dollarë për organizatë. Japonia ishte e dyta me kosto prej 13.6 milionë dollarë për organizatë dhe Britania me 11.5 milionë.