Kompany iu nënshtrua testeve të dopingut pas golit ndaj Leicester

0
840

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany i është nënshtruar testeve të dopingut pasi shënoi golin e fitores ndaj Leicester City mbrëmë.

‘Manchester Evening New’ ka bërë të ditur se 33-vjeçari ishte një nga dy lojtarët që iu nënshtruan testeve për drogë.

Goli i belgut nënkupton se ‘Qytetarët’ janë vetëm një ndeshje larg kurorëzimit me titullin e Premier Ligës për të dytin vit radhazi, përcjell lajmi.net.

Kompany pati një paraqitje brilante dje në ndeshjen ndaj Leicester, çka shtoi dyshimet se mund të ketë përdorur substanca të ndaluara.

Emri i lojtarit të dytë që iu nënshtrua këtyre testeve mbetet enigmë.

Skuadra e Pep Guardiolas në ndeshjen e fundit udhëton te Brighton dhe me një fitore shpallen kampion për herë të gjashtë në histori.