Komuna e katërt e cila vendos që mësimi të filloi nesër!

Pas Junikut, Mamushës, Deçanit edhe Komuna e Obiliqit ka vendosur të bojkotojë grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Në Obiliq nesër do të rinisë procesi mësimor.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.
Të nderuar mësimdhënës,
Duke përshendetur reflektimin kaq pozitiv të Qeverisë Haradinaj, karshi kërkesave tuaja, e duke u premtuar përkrahjen time gjithnjë ndaj jush,
U ftoi të gjithëve ju mësimdhënës të komunës time, që nga nesër të filloni procesin mësimor me shpresën në arritjet e vazhdueshme të fëmijëve në rrugën e dijes.
Ju ditët gjithherë të kontriboni në këtë fushë e po ashtu ju jeni shtylla e ndërtimit të shtetit tonë, prandaj unë kam shpresë në ju që duke respektuar ofertën e kryeministrit Haradinaj, nesër të filloni procesin mësimor në të gjitha institucionet shkollore.
I juaji, Xhafer Gashi