Komuna e Vushtrrisë ndalon reklamimin e barnave brenda QKMF-së

Sylejman Meholli ,drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Vushtrrisë, ka marrë vendim që të ndalohet reklamimi i kompanive private farmaceutike apo i agjentëve të marketingut të këtyre kompanive brenda QKMF-së dhe institucioneve të tjera të kujdesit parësor shëndetësor në komunën e Vushtrrisë.

“Duke pasur parasysh faktin se reklamacioni i produkteve farmaceutike nga kompanitë e ndryshme, nëpër institucionet shëndetësore publike është duke u abuzuar, madje në jo pak raste në bashkëpunim edhe me profesionistët shëndetësor, sot kam marrë vendim ndalimin e aktiviteteve të tilla brenda institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës sonë, duke u bazuar në ligjet në fuqi të cituara në vendim”, ka shkruar Meholli në “Facebook”.

Mos respektimi i këtij vendimi nga cilido profesionist do të pasohet me masa disiplinore përkatëse, karshi Rregullores mbi përgjegjësitë disiplinore dhe materiale të punëtorëve në QKMF, thuhet në këtë vendim.

Ja postimi i plotë i Mehollit:

Ky është vendimi që ka nxjerr drejtori, Sylejman Meholli: