Komuna e Vushtrrisë në aksion për pastrimin e rrugëve nga bora

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se ekipet e komunës janë në terren për pastrimin e rrugëve nga reshjet e shumta të borës, gjë që po e veshtirësojnë qarkullimin.
Përmes një postimin në Facebook, kryetari Tahiri ka kërkuar edhe nga bizneset që të pastrojnë hapësirat dhe trotuaret para lokaleve të tyre konform rregullores komunale për shërbime publike.
Postimi i plotë i Tahirit: 
“Të gjitha ekipet e Komunës për pastrim e rrugëve nga bora janë në terren. Po pastrohen edhe rrugët lokale ne fshatra. Megjithatë bora e pandërprerë ka vështirësuar qarkullimin, andaj luten të gjithe qytetarët qe te dalin ne komunikacion vetem nese kane paisje dimerore.
Nga lokalet e bizneset ne qytet kerkojme qe te pastrojne trotuaret para lokaleve te tyre konform rregullores komunale per sherbime publike.
Qytetaret per cdo rast emergjent duhet te kontaktojne ne numrin pa pagese 08004200!”, ka shkruar Xhafer Tahiri.