Komuna e Vushtrrisë ofron shërbime shëndetësore falas, ja cilat kategori përfitojnë?

0
261

Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale ka njoftuar se ka filluar realizimi i projektit humanitar në mes organizatës “Islamic Relief” dhe Komunës së Vushtrrisë lidhur  me projektin “Vizita dhe ofrim i shërbimeve shëndetësore falas për banorët e Komunës së Vushtrrisë”. Këtë njoftim e bëri në rrjetin social “Facebook”, Sylejman Meholli,drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Vushtrrisë.

Drejtori Meholli, sot ka qëndruar afër me ekipin e mjekëve shëndetësor të angazhuar në këtë projekt, i cili ka mbështetur dhe uruar për një punë të mbarë e të suksesshme.

Ishte kënaqësi që sot edhe vetë të jem pjesë e njërës prej vizitave që ekipi ofroj për një plakë 90 vjeçare të Komunës sonë, e cila për shkak të sëmundjes e ka të pamundur të ofrohet në Qendrën më të afërt të Mjekësisë Familjare. Ajo dhe familjarët u ndan të kënaqur me shërbimin e ofruar në shtëpi dhe shumë të gëzuar që ka filluar realizimi i projektit”, ka shkruar Meholli.

“Të gjitha rastet e kësaj natyre mund ta kërkojnë ndihmën e ekipës në numrin e telefonit 044 360 258.

E dyta sot kemi siguruar 2 aparate moderne jo invazive (pa pasur nevojë për shpim me gjilpëra) për matjen e glikemisë, nga bashkëpunimi me AQH Zvicerane”, ka shtuar Meholli.

Disa prej kategorive që do të përfitojnë nga shërbimet e këtij ekipi janë:

1. Gratë shtatëzana dhe lehonat; 2. Këshillimi i grave rreth menopauzës; 3. Mosha e tretë mbi moshën 65 vjeqare; 4. Personat me nevoja të veqanta; 5. Personat me sëmundje kronike; 6. Personat me sëmundje malinje; 7. Personat e aksidentuar.