Komuna mbetet pa rrymë, dikush ka këputur kabllon kryesore

0
63

Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa rrymë mëngjesin e sotëm, për shkak se dikush ka dëmtuar kabllon kryesore me qëllim.

Një burim i “Jepi zë” tha se kablloja kryesore është dëmtuar me qëllim duke lënë Komunën pa rrymë që nga mbrëmë.

E se Komuna ka mbetur pa rrymë e ka konfirmuar zëdhënësja Blerina Kastrati. Ajo ka thënë vetëm se nuk ka rrymë, duke sugjeruar të bisedohet me KEDS-in për detaje.

“Aktualisht nuk kemi rrymë. Me herët më njoftuan se paska problem me rrymë. Ndoshta KEDS mund te te njoftoi më shumë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në Mitrovicë kanë konfirmuar rastin, duke shtuar se janë duke kryer hetime.

“Po, ka ndodhur një rast i tillë dje. Policia është duke bërë hetime”, ka thënë Policia.