Komuna paralajmëron rrënime nesër në qendër të Prishtinës

0
320

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se nesër në mëngjes, Inspekcioni do ta rrënoj një mbi ndërtim pa leje.

“Nesër, në ora 09:45, Drejtoria e Inspekcionit do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit. Me mediat takohemi në rrugën “Fehmi Agani”, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.”, njofton Komuna e Prishtinës.

Në Prishtinë ka shumë mbindërtime pa leje. Gjatë vitit 2018 janë raportuar mbi 46 mijë ndërtimet pa leje janë në kryeqytet.