Konfirmohen 11 raste të gripit sezonal në Kosovë

0
177

Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka formuar konsiliumin i cili po e përcjellë gjendjen e gripin sezonal.

Ky konsilium pas analizave të bëra konstaton se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga 1 dhjetori 2019 deri më 15 janar 2020, janë konfirmuar 11 raste me gripin sezonal (Influenca A).

Nga këto raste:

Një pacient rreth 80 vjeç, i cili kishte edhe probleme tjera shëndetësore, ka vdekur në muajin dhjetor.

Për momentin në Klinikën Infektive janë të shtrirë për trajtim katër raste, tre prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa një rast është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Mjekimin Intensiv të klinikës.

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike dhe Klinika Infektive kanë kuadër të mjaftueshëm profesional, që po merren me përcjelljen dhe menaxhimin e rasteve.