Konfirmohet super-meçi për titull bote, Anthony Joshua – Kubrat Pulev

Kampioni botëror në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, me 12 Dhjetor të këtij viti do t’i rikthehet ringut.

Ai do të ketë përballë bullgarin Kubrat Pulev, dhe do të synojë mbrojtjen e titujve të boksit profesionist, IBF, WBA dhe WBO.

Këtë e ka konfirmuar “Sky Sports”, që edhe i ka të drejtat e transmetimit./Fokusi.info/