Konfiskohen armë në Deçan, arrestohen 10 persona

Policia e Kosovës në Deçan, gjatë punëve intensive operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

Të arrestuar janë F. R., A. Q., A. L., D. R., A. Q., F. D., B. K., V. I., V. B., dhe E. R.

Personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga Policia janë gjetur dhe janë konfiskuar:

Një (1) pistoletë “TT” kalibër 7.62 mm, një (1) karikator dhe katër (4) copë fishekë të të njëjtës armë

Një (1) pistoletë me gas e tipit “Voltran Major” kalibër 9mm, një (1) karikator dhe 24 copë fishekë të të njëjtës armë me mbushje me gas

Një (1) armë automatike “AK-47”, një (1) karikator i zbrazët i së njëjtës armë

Një (1) pistoletë me gas e tipit “Valter GMBH” prodhim gjerman kalibër 9mm, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë.

Një (1) pistoletë me gas e tipit “ROHM” modeli RG70, një (1) karikator i zbrazët i së njëjtës armë

Një (1) pushkë gjysëmautomatike 10-she kalibër 7.62 mm prodhim kinez, tetë ë(8) copë fishek të të njëjtës armë.

Një (1)pushkë gjysëmautomatike 10-she kalibër 7.62 mm prodhim kinez, dyqind e tridhjetë e tetë (238) copë fishekë të të njëjtës armë.

Një (1) armë automatike “AK-47”, kalibër 7.62 mm prodhim jugosllav, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë

Një (1) armë automatike “Shkorpion sharc”, kalibër 9 mm, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë

Një (1) pistoletë tipit “Canik”, kalibër 9x19mm prodhim turk, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë