Konfiskohet mbi 80 kg drogë në veri të Mitrovicës

Dje në Suhodoll të Mitrovicës, njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Serb kanë gjetur dhe konfiskuar sasi të dyshuara të substancave narkotike të llojit marihuanë: 27-paketime me peshë totale 81.825 kg, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lini një Përgjigje