Konflikt mes dy taksistëve, plagoset me thikë një person

Një person është plagosur rreth orës 14:00, ditën e sotme në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit në Vlorë.

Bëhet fjalë për një plagosje me thikë që ka ndodhur tek “Stacioni i Trenit” në Vlorë.

Dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taxi.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë , i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Lini një Përgjigje