Konjufca për Molliqajn: Nuk merrem me të për t’i bërë karrierë politike

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në emisionin Frontal të Televizionit 7, ka folur për akuzat që i ka drejtuar te ai dikur bashkëpartiaku Dardan Molliqaj.

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, e ka akuzuar Konjufcën se ka qenë pjesëtar i Shërbimit Informativ që e ka udhëhequr Kadri Veseli.

E, Konjufca thotë se Molliqaj e do vëmëndjen dhe dëshiron të merren të gjithë me të, por që nuk do t’ia plotësojë këtë dëshirë dhe nuk do t’i komentojë më deklaratat e tij.

“Unë do t’i kërkoj krejt cka ka, nëse ai i ka vetëm fjalët e parlamentit do ta pret dënimi. Nuk ke cka tjetër, veq me paditë kur shpifë”, ka thënë Konjufca.

“Unë nuk merrem me akuzat e tij, për këtë arsye thonë ki kujdes kur ke punë me një kundërshtar mazohist. Ai po don që unë m’u merr më të sepse duke u merr me të ai bënë karrierë politike”, ka shtuar ai.