Konjufca thotë se Pali e Dardani janë takuar për të bërë pazare rreth buxhetit

0
378
Shefi i deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca duke folur për miratimin e buxhetit ku u shpreh se ende ka dyshime se a do të kalojë.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ai ka një cilësim interesant mbi pesë kërkesat e PSD-së karshi qeverisë. Konjufca thotë se këtu do shihet se sa është kapaciteti, siç e cilëson ai i përpirjes së fjalëve të ish-bashpartiakëve të tij.

“Mesazhet që dolën pastaj aty, tregojnë që ai nuk ka qenë projekt autentik, i menduar për interesa të popullit, po janë takuar Pali me Dardanin, Pali i ka thënë Dardan qeta mundem me ta dhënë, qeta nuk mundem…ende nuk jam i sigurt për buxhetin, për shembull, Ramush Haradinaj ende mundet të mos i plotësoj ndonjërin prej kushteve të PSD-së, e tash të shohim PSD-ja a i përbin fjalët e veta, cili është kapaciteti i përbirjes, të PSD-së ne nuk e dimë hala”, u shpreh ai në një intervistë për kp.

Ndryshe, PSD më 21 dhjetor të vitit të kaluar e ka votuar në parim Projektligji për Buxhetin e vitit 2019, bashkë me koalicionin qeverisës, ndërsa partia e Shpend Ahmetit ka vënë pesë kushte për votimin.

Një ndër to është edhe shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.