Konjufca: UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit Ilir Konushevci

0
308

Me rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, të hënën kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Kryeparlamentari Konufca theksoi se heronjtë, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, 24 vite më parë ranë heroikisht në angazhimin dhe kontributin e drejtpërdrejtë për lirën dhe çlirimin e Kosovës.

Ai tha se UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit, Ilir Konushevci.

“Ilir Konushevci së bashku me Hazir Malën ia dhanë edhe të mbarën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse UÇK-ja nuk fitoi vetëm se ne e patën kauzën e drejt, por po ashtu edhe pse e patë fillimin e mbarë. E fillimin e mbarë pa dyshim që ia dha edhe komandanti më i shquar i saj, Ilir Konushevci dhe mund të thuhet që me vet faktin që përbrenda një harku kohor vetëm prej 5 ditësh ranë Ilir Konushevci, Agron Rrahmani dhe Bahri Fazliu, tregon për një goditje të madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, vet fakti që ata e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, rezultoi që me qindra e mijëra djem e vajza tjerë iu bashkuan UÇK-së dhe në këtë mënyrë ushtria jonë e lavdishme u përtëri dhe vazhdoi luftën deri në çlirimin e plotë të Kosovës. UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit Ilir Konushevci, i cili do të nderohet e kujtohet gjithmonë bashkë me të gjithë ata të cilët e dhanë jetën si dëshmorë për lirinë e kombit tonë”, theksoi Konjufca.