Konsuli Imer Selmani në fushatë me Pendarovskin, reagon Reka

0
298

Kandidati i vetëm shqiptar për zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, përmes një note proteste ka reaguar ndaj përfshirjes së Konsullit të Nderit të Shqipërisë, Imer Selmanit në fushatën për zgjedhjet presidenciale.

Selmani kishte marrë pjesë në tubimin e mbajtur në Shkup, nga Stevo Pendarovskit, kandidat i LSDM, sipas Rekës ai po mbështet Pendarovskin në këto zgjedhje

Reka për këtë do të takohet me ambasadorin e Shqipërisë, gjithashtu do të kërkojë nga Ministria e Punëve të Jashtme të shkarkojë nga detyra Selmanin.