Konviktet pritet të shndërrohen në karantinë

0
242

Numri i të ardhurve nga vendet evropiane në Kosovë po rritet çdo ditë. Madje, deri tani shumica e të prekurve nga koronavirusi në Kosovë janë të ardhur nga diaspora.

Tri rastet e fundit kanë rezultuar pozitiv me covid-19 menjëherë pas kontrollave që iu janë bërë në aeroportin “Adem Jashari”.

IndeksOnline mëson se konviktet e studentëve në Prishtinë janë duke u përgatitur që të shndërrohen për karantinë, ku do të strehohen të gjithë të dyshuarit për virusin covid-19.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga e hëna pas mesnate janë ndërprerë të gjitha ardhjet – fluturimet.

Po ashtu, Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, në një lidhje direkte, sonte ka thënë se çdo i ardhur nga jashtë tani do të qëndroj për 2 javë në karantinë, që së shpejti do të jetë publik lokacioni.

Abdixhiku ka thënë se Ministria e Jashtme po i zgjat afatet e qëndrimeve t ë kosovarëve në vendet që po ndodhen.

Të njejtën e ka thënë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e sidomos të ardhurit nga Italia.

Deri më tani 19 raste janë shënuar me covid-19. E për trajtimin e këtij virusi janë ndarë nga Qeveria e Kosovës 10 milionë euro.