Koordinim për mësimin plotësues të gjuhës Shqipe në SHBA

Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën në Këshillin e Ministrave në Republikën e Shqipërisë dhe Dardan Gashi, Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e Kosovës takuan drejtorët e shkollave Shqipe në qytetin e New Yorkut, me të cilët diskutuan implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore të nënshkruara si në fushën e bashkëpunimit dhe për marrëveshjen konkrete për mësimin plotësues të gjuhës Shqipe.

Ky projekt për herë të parë bëhet së bashku nga dy Ministritë në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan Albinfo.ch.

Dy Ministrat më pas vazhduan takimin me komunitetin shqiptar në Connecticut.