“Kopa Trophy” për lojtarin më të mirë të ri shkon për Matthijs de Ligt

Mbrojtësi i Holandës dhe Juventusit, Matthijs de Ligt, është zgjedhur si lojtari më i mirë i ri.

“Kopa Trophy” jepet për edicionin e dytë me radhë nga revista “France Football”.

Të parin e kishte fituar Kylian Mbappe, dhe ishte pikërisht ai që ia dhuroi trofeun holandezit.