Kosnett: Emërimi i të dërguarit për dialogun tregon përkushtimin e ShBA-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se emërimi i Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për një përparim të shpejt drejt një të ardhme paqësore për rajonin.

“Mezi pres të punojmë me ambasadorin Ric Grenell si të dërguarin e posaçëm të presidentit për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Emërimi i tij, krahas Matt Palmer (i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor), tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social Twitter.