Kosnett: Retorika politike në Kosovë shpesh kalon në racizëm e homofobi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se retorika politike në Kosovë, si në vendet tjera shpesh kalon në racizëm, seksizëm dhe homofobi, transmeton Fokusi.info.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë.

“Retorika politike në Kosovë – si në vendet e tjera – shpesh zbret në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Liderët kanë përgjegjësi të kundërshtojnë këtë shëmti. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet”, shkruan Kosnett.