Kosova dërgon mostra për testim për variantin Omicron në Gjermani

0
61

Dhjetëra mostra të cilat kanë rezultuar pozitive me koronavirus do të dërgohen sot për testim në Gjermani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Kështu ka bërë të ditur dje për Gazetën Sinjali drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKShPK, Xhevat Jakupi.

Ai tha se ende nuk dihet numri i saktë i mostrave që do të dërgohen për testim, por që ata presin se do të jenë më shumë se 30 sosh.

Ai bëri të ditur se rezultatet e mostrave që do të dërgohen sot në Gjermani, pritet të dalin përafërsisht pas 10 -14 ditësh