Kosova dhe Danimarka ndahen në paqe (Video)

Djelmoshat tanë edhe përkundër barazimit kanë treguar paraqitje fantastike në një atmosferë të zjarrtë të dhuruar nga tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përfaqësuesja e Kosovës ka lëshuar fitoren nga duart në minutat shtesë të takimit.

Përballja Kosovë -Danimarkë ka përfunduar me rezultatin e barabartë në miqësoren e zhvilluar sonte në kryeqytet me rezultat 2-2.

Kosova kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Amir Rrahmani në minutën 42-të, për rezultatin 1-0.

Mirëpo, Danimarka barazoi në minutën e 63-të, ku Christian Ericksen barazoi nga penalltia për rezultatin 1-1.

Kosova reagoi shumë shpejtë, ku në minutën e 66-të Bersant Celina realizoi për rezultatin 2-1.

Kosova nuk arriti ta ruaj kë epërsi deri në fund të ndeshjes, ku në minutën e 90+1,Hojbjerg shënoi për danezët duke barazuar shifrat 2-2, ku ky ishte edhe rezultati përfundimtar.

Ja të gjithë golat e ndeshjes: